InDoks | Bombat diplomatike

0 Comments



Derisa Qeveria kosovare e shndërron në komedi ose tenton që ta injorojë dialogun me Serbinë, në publik tashmë kanë nisur të shfaqen edhe ide radikale. Deri tash janë publikuar së paku dy informacione që u njohën si ‘non-paper’.

Sa serioze janë këto dokumente? Sa mundet që ato ta komplikojnë edhe më dialogun Kosovë-Serbi që ka stagnuar për shumë gjatë? Sa janë ato veç matje e opinionit publik e sa janë bomba diplomatike?
Një valë e re bisedimesh të reja mes dy shteteve është e pashmangshme. Derisa në taborrin serb vazhdon të mbetet aktori i vjetër, Presidenti Aleksandër Vuçiç, formacioni kosovar ka ndryshuar rrënjësisht. Në ekipin e parë më nuk do të jenë asnjë nga ish-liderët e UÇK-së, derisa në ekipin përreth Kurtit mund të jenë shumë ish-këshilltarë të Hashim Thaçit.

Me këtë ndërrim formacionesh dhe me një liderë që lëvizjen e ndërtoi me kauzën: JO NEGOCIATA!, a mundet që Kosova të ruaj parimet bazë: mos prekje të shtetësisë dhe territorit? A mundet që Albin Kurti ti bëjë ballë presionit eventual ndërkombëtar për të i dhënë më shumë Serbisë se sa që besohet që iu dha me Pakon e Ahtisarit?
E shtune, 20:10 në RTV Dukagjini dhe live në Insajderi dhe kanalin Insajderi.TV në YouTube.

Share casino bonus:
See also  ABK SOLERAS